Google search engine
Home Sociale MSH jep të dhënat e fundit: Kjo është situata deri sot në...

MSH jep të dhënat e fundit: Kjo është situata deri sot në Shqipëri. A duhen përdorur maskat dhe kur, nëse udhëtarët vijnë nga zonat e “nxehta” të Italisë… Ja rezultatet për 8 rastet e dyshuara mbrëmë

0
425

Përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini, në një deklaratë për mediat na informoi me të rejat më të fundit mbi situatën në vendin tonë.

Deri tani Shqipëria nuk ka asnjë rast të të prekurve nga koronavirusi, u shprh Eugena Tomini. 8 raste të dyshuara janë testuar dhe kanë rezultuar negativ.

Mësohet se survejanca e përforcuar në të gjithë pikat kufitare ajrore është bërë për 4700 persona që janë vlerësuar me historik udhëtimi nga vendet ku ka pasur persona të prekur me këtë virus.

Teksa ka bërë apel dhe ka theksuar për shtimin e masave për higjienën sanitare vetjake, Tomini sugjeroi shmagjen e grumbullimeve masive apo ambienteve të mbyllura dhe theksoi se maska duhet të përdoret vetëm kur dyshohet që është sëmurë, apo ka pasur kontakte me persona të sëmurë.

“Nuk rekomandohet përdorimi i maskës kur nuk jeni sëmurë apo paraprakisht nuk keni rekomandim mjekësor”.

“Për personat që kanë ardhur nga Kina, studentë janë monituar e vlerësuar me vetëkarantinim, deri në një moment të dytë vetëkarantinimi do aplikohet. Çdo linjë udhëtimi e ardhur nga Italia monitorohet e vlerësohet sipas masave të OBSH. Nëse vihet nga zonat e nxehta si Lombardia, Veneto, ata nuk dalin nga karantina, masat e rrepta të marrë nga Italia po ndiqen”, tha ajo.

E pyetur për situatën e gripit në vend, Tomini theksoi se “kemi situatë me intensitet të lartë infeksionesh virale, por me shpërndarje të gjerë gjeografike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here