Google search engine
Home Sociale 4 persona preken nga “gripi i derrit” në Berat, rezultatet dolën pas...

4 persona preken nga “gripi i derrit” në Berat, rezultatet dolën pas analizave për koronavirus

0
386

Një rast i rëndë, me insufiçensë respiratore është regjistruar në Berat. Rasti që vinte nga qyteti i Skraparit dhe që paraqiste edhe probleme polmonare ishte një 45-vjeçar që është dërguar me urgjencë drejt QSUT-së Tiranë,për ekzaminim.

Rasti konfirmohet nga mjekët infeksionistë të Spitalit Rajonal Berat, të cilët konfirmojnë se në Berat janë edhe 4 raste të konfirmuara zyrtarisht me AH1N1. Mjekja infeksioniste në Spitalin Rajonal të Beratit, Etleva Vila ka konfirmuar se rasti i nisur sot në Tiranë ka pasur insufiçencë respiratore të rëndë, por nuk ka pasur kontakte me zona të prekura nga koronavirusi.

Ajo nuk e ka cilësuar rastin si një rast të thjeshtë viral sepse, siç shprehet ajo, analizat paraprake nxorën një problem të theksuar polmonar.

Mjekja shprehet se,në situatën epidemiologjike në të cilën ndodhemi dhe duke pasur frikën e koronavirusit, për të gjitha rastet virale (të lehta dhe të komplikuara) janë bërë “analizat viriologjike” që janë përcjellë për ekzaminin në ISHP në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here