Google search engine
Home Sociale Shkolla private në Tiranë pezulloi mësimin nga frika e koronavirusit, reagon ministrja...

Shkolla private në Tiranë pezulloi mësimin nga frika e koronavirusit, reagon ministrja Shahini dhe merr vendimin e rëndësishëm: Të përballen me drejtësinë!

0
326

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar menjëherë pasi një shkollë private në Tiranë mbylli dyert si pasojë e masave të ndërmarra kundër koronavirusit që është një rrezik potencial edhe për vendin tonë.

Shahini shkruan se kjo është një papërgjegjshmëri dhe është vendosur që kësaj shkolle t’i hiqet licenca.

Postimi i Shahinit:

Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here