Google search engine
Home Sociale “Kemi nisur hetimet për mesazhet e rreme për koronavirusin”, Merkaj zbulon ultimatumin...

“Kemi nisur hetimet për mesazhet e rreme për koronavirusin”, Merkaj zbulon ultimatumin që iu është dhënë nga Ardi Veliu dhe bën paralajmërimin e rëndë: Kanë shqetësuar publikun!

0
371

Në mbledhjen e Task-Forcës në sallën e emergjencave në Rinas për parandalimin e koronavirusit, ishte sot Drejtori i Përgjithshëm i Kufirit, Eduard Merkaj. Ai tha se me urdhër të drejtorit të Policisë, Ardi Veliu, efektivëve në pikat kufitare iu është dhënë edhe pyetësori i posaçëm për personat që hyjnë në Shqipëri.

“Janë caktuar korridore të dedikuara për linjat e pasagjerëve që vijnë nga shtete me risk. Vazhdon trajnimi i përbashkët me të gjithë punonjësit e policisë, nga masat paraprake deri te kontrollet nga ana e specialistëve. Ne kemi përgatitur pyetësorët për të gjithë pasagjerët. Për ata shtetas që vijnë nga vende që është përhapur koronavirusi kemi përgatitur pyetësor përkatës. Këto pyetësor bëhen në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kemi bërë takime edhe me shoqatat e udhëtarëve, të cilët në vënë në dispozicion një ditë më parë listat e pasagjerëve, duke na krijuar mundësinë për të identifikuar vendin e origjinës së udhëtarëve”,  u shpreh Merkaj, ndërsa komentoi edhe mesazhin audio të shpërndarë një ditë më parë përmes telefonit, ku flitej se në Shqipëri kishte të paktën 12 persona të prekur.

“Ne jemi vënë në dijeni për disa mesazhe që kanë shqetësuar publikun, duke e vënë përpara një situate kaosi. Unë di që kanë nisur hetimet nga policia për këto mesazhe, dhe besoj se që kur të përfundojnë hetimet dhe ata do kenë diçka për t`i thënë publikut. Kemi nisur hetime për lajmet e rreme. Nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri”, vijoi më tej Merkaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here