Google search engine
Home Sociale Jeton dhe punon në Tiranë, transgjinorja shqiptare flet ‘pa doreza’: Ja si...

Jeton dhe punon në Tiranë, transgjinorja shqiptare flet ‘pa doreza’: Ja si e kuptova që isha një femër në trupin e një mashkulli!

0
634

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Why not”, ishte Lola, një personazh tashmë shumë i njohur pasi ajo ka dalë shpesh në intervista. Transgjinorja Lola tregoi se bën një jetë normale në Tiranë dhe punon në call center.

Lidhur me identitetin e saj gjinor, Lola u shpreh: “Unë mendoj që të jesh femër është një gjendje mendore. Mua nuk më bëjnë femër këto flokë apo këto rroba por e kam në mendje, këtu qëndron identiteti im. Nuk më pëlqejnë ndarjet gjinore apo kategorizimi i njerëzve sepse në fund të ditës nuk na përfaqëson ngjyra që kemi apo mënyra si përqafojmë diversitetin, në fund të ditës kemi një të përbashëkët, jemi të gjithë njerëz. Nuk mendoj se ka rëndësi kush të bën femër, rëndësi ka se si ti ndihesh.

Jeton dhe punon në Tiranë, transgjinorja shqiptare flet 'pa

Unë jam Lola e cila ndihem femër brenda trupit të një mashkulli. Pra identiteti im gjinor është femër, por orientimi im nuk është gey, sepse unë jam një femër e drejtuar drejt meshkujve. Pavarësisht si kamë lindur fizikisht unë e përcaktoj veten si femër ose si trans.

Unë nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë ndryshe, këtë identitet kam pasur, pavarësisht që nuk e kam kuptuar qartë ose nuk e kam përthithur qartë identitetin tim se kur ti je e vogël më shumë e ke mendjen të bësh gjëra që bëjnë fëmijët sesa të rrish të mendosh për identitetin. Në pubertet aty fillova të kuptoja që shiko se ka diçka ndryshe tek unë që nuk e shoh tek meshkujt e tjerë. Në fillim mendova se kam orientim, jam gey, pastaj po shikoja meshkujt e tjerë që ishin gey dhe luanin futboll, bënin gjëra meshkujsh ndërkohë që mua nuk më pëlqenin këto gjëra. Mirë me rrethin e meshkujve nuk përshtatem, as me rrethin e gey-ve nuk përshtatem atëherë ku jam unë? Pastaj e kuptova se ndoshta jam trans. Aty fillova të eksperimentoja me look-un tim dhe u dashurova”, u shpreh Lola.

Jeton dhe punon në Tiranë, transgjinorja shqiptare flet 'pa

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here