Google search engine
Home Sociale Farmacitë e Tiranës nuk kanë maska? Ministrja Manastirliu e thotë troç: Nuk...

Farmacitë e Tiranës nuk kanë maska? Ministrja Manastirliu e thotë troç: Nuk ka vend për panik, ja ku mund t’i gjeni!

0
322

Në një konferencë të jashtëzakonshme që po mbahet në sallën e emergjencave në Rinas, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriu u pyet në lidhje me thashethemet se farmacitë shqiptare kanë mungesë të maskave.

Ministrja u shpreh se rrjeti farmaceutik është privat, ndërsa shton se spitalet dhe qendrat shëndetësore kanë marrë të gjitha masat dhe kanë furnizimin e nevojshëm.

 “Kjo është një pyetje shumë e drejtë, dhe besoj se kërkon një përgjigje që do të përmbushë pritshmëritë tuaja. Është koha që edhe këtu të flas sipas mendimit të ekspertëve.

Ata theksojnë se maskat nuk parandalojnë përhapjen e virusit, por vendosen te ata që janë të sëmurë, ose i shërbejnë dikujt që ka probleme me shëndetin.

Të gjithë qytetarët duhet të kenë akses të elementët e mrbojtjes personale, kemi bërë një kontroll për këto maska, ajo çfarë është e rëndësishme për ne është se spitalet i kanë të gjitha masat për t’iu shërbyer qytetarëve.

Kjo varet nga vetë rrjeti farmaceutik, që është privat, tregu në raport me importet ka stokun e nevojshëm që të plotësojë tregun. Nuk ka vend për panik, spitalet dhe qendrat shëndetësore kanë marrë të gjitha masat”, tha Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here