Tobias Rathien, autori i dyshuar i masakrës më 11 të vdekur në Gjermani, ka lënë një video-mesazh para se të kryente aktin makabër dhe të kryente vetëvrasje.
“Ky është mesazhi im për të gjithë amerikanët. Vendi juan është nën kontrollin e shoqërive të padukshme sekrete. Ata përdorin metoda të panjohura dhe keqdashëse, si leximi i mendjes dhe një sistem modern i skllavërisë. Është detyra juaj si qytetarë amerikane t’i jepni fund këtij makthi”, -thuhet në video.
Ndërkohë, autoritetet gjermane e kanë klasifikuar ngjarjen si një rast terrorist dhe po hetojnë pistën e orientimit ksenofob.
“Daily Mail” shkruan se terroristi gjerman neonazist, që vrau 9 persona dhe veten, kishte një mbështetës i teorive konspirative, besonte te alienët, kontrolli i mendjes dhe bazat sekrete amerikane ku fëmijët sakrifikoheshin për djallin.