Gazetari Artan Hoxha është shprehur se Jan Prenga i cili është marrë peng me 17 janar në Kamëz ka qenë i vrarë që atë natë dhe çdo lëvizje tjetër ka qenë boshe nga ana e pengmarrësve me qëllim vetëm për të marrë ngarkesën e kokainës dhe paratë.
“260 kg kokainë me çmimin në Londër 32 mijë paund, Ndrek Prenga ka kërkuar që personi që e merr nga jashtë ka kërkuar që ti japë elementë që tregojnë se ngarkesa e është e tij. Kjo është një histori që ka vijuar deri mbremjen e krishtëlindjeve dhe më pas është ndërprerë. Për një muaj historia ka vijuar normalisht dhe është aktivizuar me 17 janar kur është marrë peng Jan Prenga ku familja është vënë në lëvizje, më pas është paraqitur një person tjetër që sipas Arton Prengës, rezulton se personi që ka kontaktuar Ndrek Prengën është paraqitur Dritan Rexhepi që ka kontaktuar Ndrek Prengën. Diskutohet për tu dorëzuar pengu dhe personi atje ka thënë se nëse më dorëzoni ngarkesën e dorëzojmë ngaerkesën por kemi 2/3 e saj dhe ato e kthejnë dhe dorëzojnë 107 kg kokainë dhe 700 mijë paund që e marrin dy shtetas polak, dhe një shtetas tjetër që ka ikur nga Anglia ka thënë se unë nuk e dorëzoj ngarkesën pa e parë se pengu është gjallë, pasi i njoh personat nga Shkodra. Nëse unë nuk e shof pengun nuk e jap ngarkesën.
Në këtë moment negociohet dhe familjarë të këtyre personave kanë mbërritur në zonën nga rreth rrotullimi i Kamzës deri në Qafë Kashar për dorëzimit të pengut, por atë mbrëmje nuk është dorëzuar, ata kanë pritur deri pas mesnatës, pasi pengu nuk u dorëzua nga ajo mesnatë është ndërprerë të gjithë kontaktet me Ndrek Prengën në burg në Angli, të cilit i kanë marrë celularin policia britanike, një ditë më pas ai ka marrë një celular tjetër dhe u ka thënë se pengu nuk është dorëzuar pasi ka pasur lëvizje nga policia. Por Jan Prenga ka pas vdekur që me 17 janar edhe policia jonë nuk ka ndërhyre pasi ka menduar se Jan Prenga është i gjallë, nuk e kanë ditur se nuk jeton. Ndrek prenga pas marrjes së celularit ai është shprehur se pengu do të lejohet, është dhe një dëshmi që është paraqitur Dritan Rexhepi, dhe Ndrek prenga nuk thotë se ai ishte Dritan Doçi, pasi thot vetëm se ka folur me një person. Te familja e gentjan Bletës rezulton se aty ska asnjë vetëm një femër dhe ska asnjë burre, te familja Korrado thonë se ai është jashtë është një çështje që do të vijojë”, tha Hoxha në abc news.