Google search engine
Home Politike Parlament Zbardhen ndryshimet në ligjin për policinë, ja si do të përgjohet në...

Zbardhen ndryshimet në ligjin për policinë, ja si do të përgjohet në ambiente publike dhe autobusë, filmim dhe gjurmim bosëve të krimit

0
497

Zbardhen të tjera ndryshime në ligjet e paketës anti-KÇK. Gazeta dje bëri të ditur se janë 5 ligje të tjera të ndryshuara përveç aktit normativ. Ligjet kanë shkuar në Parlament ndërsa po tregojmë detaje nga ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit. Në këtë ligj një rëndësi e madhe i jepet procesit të përgjimit dhe gjurmimit të grupeve kriminale. Në aktin normativ i jepet dorë e lirë policisë të përgjojë, ndërsa në ndryshimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, tregohen detaje në këtë aspekt. Ajo që bie në sy është se Operacioni Forca e Ligjit do të bëjë përgjime ambientale në të gjitha ambiente publike, përfshirë dhe transportin urban. “Gjatë veprimtarisë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave penale të autorëve të tyre, Policia e Shtetit përdor këto masa të veçanta: Përgjimin ambiental të bisedave të personave në ambiente publike, si dhe në mjete të transportit publik; Përdorimin e pajisjeve teknike për fotografimin, filmimin ose me video të personave në vende publike dhe përdorimin e pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes; Përgjimin e bisedave telefonike ose telekomunikimeve, që rregullohet me ligj të veçantë; Mbikëqyrjen e fshehtë të personave të dyshuar për kryerjen e veprimtarive kriminale”, thuhet në draft. Më tej bëhet e ditur se përdorimi i masave të mësipërme bëhet me vendim të miratuar nga titullarët e strukturave të policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore. Ligji thekson më tej se procesi i përgjimit, gjurmimit apo dhe fotografimi nuk mund të zgjasë më shumë se 3 muaj. “Afati i përdorimit të masave të veçanta, të parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij neni, nuk mund t’i kalojë 3 muaj. Kur këto masa përdoren për kryerjen e veprimtarisë informative-gjurmuese ose gjatë procedimit policor, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e krimit të organizuar apo të krimeve të rënda, me kërkesë të drejtuesit të strukturës policore përkatëse, afati i përdorimit mund të zgjatet vetëm 1 herë me 3 muaj të tjerë”, thuhet aty.

Ngritja e Komitetit kundër krimit

Në ligj janë përcaktuar dhe procedurat që do të ndiqen për ngritjen e Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar. “Pranë ministrit përgjegjës për çështjet e sigurisë e rendit publik dhe nën drejtimin e tij krijohet dhe funksionon Komiteti Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar. Komiteti Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar ka për objekt të veprimtarisë së tij hartimin, koordinimin, monitorimin dhe vlerësimin e strategjive dhe të planit të masave për parandalimin e krimit të organizuar”, thuhet në draft. Komiteti kryesohet nga ministri i Brendshëm dhe ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorin e agjencisë përgjegjëse për luftën kundër terrorizmit dhe drejtorin e agjencisë përgjegjëse për parandalimin e pastrimit të parave. “Komiteti harton e publikon të dhëna mbi studime që identifikojnë shkaqet bazë të krimit, kontrolle sigurie, tendencat dhe kërcënimet e krimit të organizuar, rrethanat në të cilat vepron krimi i organizuar, grupet

profesionale dhe teknologjitë e përfshira në kriminalitet, duke përfshirë palët shtetërore dhe joshtetërore, efektivitetin e efiçencën e ligjeve, të politikave dhe të planeve të masave për të parandaluar e për të ulur krimin e organizuar, përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare”, thuhet në draft. Në fund thuhet se Komiteti mblidhet, të paktën 1 herë në 3 muaj dhe i paraqet raport periodik mujor Këshillit të Ministrave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here