Google search engine
Home Lifestyle Përplasi këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja, shoqërohet në polici Ilda Bejleri...

Përplasi këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja, shoqërohet në polici Ilda Bejleri (Ja çfarë iu sekuestrua si provë)

0
323

Ditën e djeshme moderatorja Ilda Bejleri është përfshirë në një aksident, të cili si fillim refuzoi ta pranojë.

Ajo thuhet se ka përplasur me makinë një 64-vjeçare dhe pas ngjarjes nuk ka ndaluar ta shohë.

Për “iconstyle“, Ilda tha se lajmi është i rremë dhe nuk ka lidhje me aksidentin.

Megjithatë, pak orë më vonë pranoi ngjarjen, por tha se situata nuk ishte serioze prandaj u largua.

Pas kësaj, “Dritare.net” ka mësuar se Ilda është shoqëruar në polici pak para mesnatës së djeshme dhe ka dhënë deklaratën e saj.

Ndërkohë bëhet me dije se policia ka sekuestruar makinën e saj “X5” dhe po vërteton ngjarjen, e cila dje bëri shumë bujë.

Gruaja 64-vjeçare që pretendon se e ka aksidentuar Ilda, tregoi se moderatorja e hodhi 2 metra tutje pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë dhe as nuk ndaloi për ta parë se si ishte. Gruaja ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here