OFL godet sërish, në ‘sitë’ miku i Shullazit dhe Orges Jahelezi, vjen reagimi i menjëhershëm i kryeministrit Rama (Video)

0
481

peracioni Forca e Ligjit (OFL) ka goditur sërish sot dy “koka” të krimi të organizuar në vend. Për 48 orë, Oreges Jahelezi dhe Pajtim Serjani do të duhet të justifikojnë pasurinë e tyre me shkrim në OFL.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit të vendit, Edi Rama, me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, ka postuar videon e Operacionit Forca e Ligjit. Rama krahas videos shkruan” Vijon Operacioni AntiKÇK”. 

Njoftimi i Policisë:

Operacioni Forca e Ligjit vijon me intensitet punën për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ nr. 1 të datës 31.01.2020., për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës. Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

– O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim”;

– P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here