Eleminimi i 2 kushërinjve, Italia kërkon të ekstradojë vrasësin nga Elbasani, kush është Sokol Taçe i dënuar me burgim të përjetshëm (Drejtësisë iu deshën mbi 9 vite për të zbardhur të vërtetën)

0
665

Autoritet Italiane, kanë sjellë kërkesën për ekstradimin nga Shqipëria në Drejtim të Italisë, të personit Sokol Taçe ose Veap Dehari, i arrestuar  në Itali. Kërkesa e ministrisë së Drejtësisë Italiane po gjykohet në gjykatën e Durrësit, ku Sokol Taçe, pritet të ekstradohet në Itali, ku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Astrit dhe Flamur Kolaveri në Osio Soto të Bergamos në Itali. 

Sokol Taçe 50-vjeç nga Elbasani është arrestuar pas 21 vitesh për vrasje të dyfishtë.Pas përfshirjes në një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 1998 në Bergamo të Italisë, Sokol Taçe, u rikthye në vendin e lindjes ndërsa u arrestua rreth një vit më parë nga drejtësia shqiptare.

Kërkesa për ekstradim nga Italia është bërë pasi dyshohet se ai ka vrarë në Bergamo, Astrit dhe Flamur Kolaverin.

Sokol Taçe dyshohet për vrasje në bashkëpunim me Almir Harunin, 44 vjeç, i cili ndodhet në burg në Shqipëri.

Ata kanë vrarë kushërinjtë, Astrit dhe Flamur Kolaveri, të cilët janë ekzekutuar në Osio Sotto të Bergamos në Itali.

Autori kryesor i kësaj vrasje është Almir Haruni nga Gramshi, i njohur me emrin Miri, kurse Taçe akuzohet si bashkëpunëtor. Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 1998.

Përfshirjen e Taçes në këtë vrasje e vërtetuan shenjat e ADN-së pasi në një gotë uji pranë lokalit ku ndodhi ngjarja u gjetën shenjat e gishtave të tij. Drejtësisë italiane iu deshën mbi 9 vite për të zbardhur të vërtetën ndërsa dënimi për Almir Harunin është dhënë që prej vitit 2009.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here