Klinsman dështon tek Herta e Berlinit, jep dorëheqjen dhe lë ekipin në zonën e mbijetesës

0
328

Jurgen Klinsman ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Gjermanisë shumë e shumë vite më parë, por edhe një trajner i suksesshëm me Gjermaninë dhe SHBA-në, por dështimi i tij me Hertën e Berlinit së fundmi ka ndodhur në një kohë aq të shkurtër sa vështirë të mos kalojë pa një analizë të kujdesshme në shtypin sportiv gjerman. Vetëm 2 muaj e gjysmë në krye të këtij ekipi dhe jep dorëheqjen, duke e lënë ekipin në zonën e rrezikshme të mbijetesës. Vetëm 76 ditë më parë Jurgen Klinsman u ul në stolin e Herthës së Berlinit, për të zëvendësuar Çoviç, pas një periudhe rezultatesh mjaft negative të skuadrës nën drejtimin e këtij të fundit. Megjithatë “si një rrufe në qiell të hapur” ish sulmuesi i njohur gjerman ka njoftuar sot dorëheqjen nga posti i trajnerit të skuadrës, pasi në 10 javë kishte arritur 3 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje. “Një periudhë emocionuese për mua, pasi bashkë me stafin tim kishim pranuar sfidën për të ndihmuar skuadrën dhe në pak kohë kemi bërë gjëra pozitive. Jam i bindur që Hertha e Berlinit do të shpëtojë, por unë kam nevojë për besim dhe pasi reflektova gjatë, vendosa të jap dorëheqjen nga posti i trajnerit dhe të rikthehem në rolin e anëtarit të Këshillit të Administrimit”, shkroi Klinsman në rrjetet sociale. Ish trajneri i Gjermanisë, Bajernit të Mynihut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës lë Herthën e Berlinit në vendin e 14 me plot 6 pikë larg zonës së rënies dhe me një përforcim në merkaton e janarit si sulmuesi Piatek i ardhur nga Milani. Ndërkohë, trajneri që do të vihet në drejtim të Hertës do të jetë i teti në radhë për sulmuesin në një hark kohor prej vetëm një viti e gjysmë. Ai ka provuar tre trajnerë në gjashtë muajt e parë të sezonit të kaluar te Xhenoa, dy te Milani gjatë gjysmës së dytë dhe tashmë do të provojë trajnerin e tetë pas Klinsmanit te Herta. Ndërrimi i kaq shumë trajnerëve mund të jetë edhe një faktor ndikues në formën e polakut, i cili nuk është më “vrasës” para porte, siç ishte një pjesë të sezonit të shkuar. Kristof Piatek u largua nga Milani pas mungesës së hapësirave për të kaluar te Herta Berlin, ku pretendon të marrë një rol të rëndësishëm për të arritur të shkojë me Poloninë në Europian.

Trajnerët e “shkarkuar” nga Piatek

Qershor 2018: Piotek transferohet te Xhenoa

Tetor 2018: Shkarkohet Balardini, vjen Juriç

Djetor 2018: Shkarkohet Juriç, vjen Prandeli

Janar 2019: Piotek kalon te Milani

Maj 2019: Shkarkohet Gatuzo, vjen Xhampaolo

Tetor 2019: Shkarkohet Xhampaolo, vjen Pioli

Janar 2020: Piotek kalon te Herta Berlin

Shkurt 2020: Largohet Klinsman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here