Google search engine
Home Politike Drejtesi Vendimi që mori Gjykata për gjyqin e gruas së Gjin Gjonit, reagon...

Vendimi që mori Gjykata për gjyqin e gruas së Gjin Gjonit, reagon zyrtarisht Ministria e Financave

0
340

Pas vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku i dha të drejtë gruas së Gjin Gjonit për të kontrolluar dyqanet në Rinas, ka reaguar Ministria e Financave dhe Ekonomisë duke shprehur keqardhjen.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë shpreh keqardhjen për vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ndaj Cështjes Administrative Civile, mbi vendimin administrativ për anullimin e autorizimit për magazinat doganore private Duty Free Shop. Duke u rezervuar në interpretimet në themel të vendimmarrjes në cështjen në fjale, theksojmë rëndësinë e sistemit gjyqësor edhe në klimën e biznesit dhe trajtimin e investitorëve të huaj në vend.

Forcimi i Shtetit të së Drejtës mbetet prioritet për Qeverinë Shqiptare, në përfitim të qytetarëve dhe sipërmarrësve shqiptarë dhe të huaj. Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të jetë përherë e hapur të presë propozimet e sektorit privat mbi cështjet e të bërit biznes dhe zhvillimin e një kuadri mbështetës për cdo investitor shqiptar dhe të huaj” deklaron ministria e Financave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here