Google search engine
Home Aktualitet OFL i dërgoi ultimatumin e prerë, reagon ‘flakë për flakë’ avokati i...

OFL i dërgoi ultimatumin e prerë, reagon ‘flakë për flakë’ avokati i Emiljano Shullazit: Show mediatik! Ja pasuria e klientit tim!

0
331

Menjëherë pasi OFL i dërgoi Emiljano Shullazit formularin e deklarimit të pasurisë brenda 48 orëve, ka reaguar avokati i tij.

Vladimir Meçe e cilëson një “show” aksionin e OFL, duke u shprehur se klienti i tij e ka kaluar pasurinë në sitën e ligjit “Anti-Mafia” dhe nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme.

Ndër të tjera, avokati është shprehur se Shullazi nuk zotëron pasuri të paligjshme, madje sipas tij, nuk zotëron pasuri veç banesës së tij dhe një sipërfaqeje në një objekt.

“U njoha me lajmin qe OFL i ka derguar klientit tim kerkese per te paraqitur deklarate mbi pasurite….Sipas meje eshte nje “shoë”, sikunder ka rezultuar edhe ne ndonje rast te mepareshem….Ne dijenine time, pasuria e klientit tim e ka kaluar siten e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri te paligjshme, produkt i ndonje vepre penale apo te pajustifikuar nga burime te ligjshme.

Pavaresisht zhurmes mediatike qe po e shoqeron procesin kunder tij pothuaj prej 4 vjetesh, proces ky i montuar, ku jane shkelur te gjitha parimet mbi te cilat ngrihet nje proces i rregullt penal, klienti im nuk zoteron pasuri te paligjshme, madje nuk zoteron pasuri vec baneses se tij dhe nje siperfaqe ne nje objekt, qe eshte legjenduar si e marre me dhune, por qe gjithsesi eshte objekt i shqyrtimit gjyqesor, i cili ende nuk ka perfunduar.

OFL- ja perpara se te kerkonte prej tij deklarimin e pasurise, do ishte mire te kishte kryer qofte dhe nje verifikim dhe te mos ushqente me zhurme te panevojeshme opinionin publik. Sipas meje, ky eshte nje ndikim i hapur dhe i paligjshem ne procesin qe po zhvillohet ne Gjykaten e Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar! Megjithate, klienti im nuk ka asgje per te fshehur dhe do ti pergjet OFL ne kohe dhe ne menyre te plote!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here