Google search engine
Home Aktualitet “Bllokoni të gjitha targat e mjeteve të blinduara”! Pas urdhrit të prerë...

“Bllokoni të gjitha targat e mjeteve të blinduara”! Pas urdhrit të prerë të Lleshajt vjen lëvizja urgjente e OFL, zbardhet aksioni i fundit

0
392

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka lëshuar një urdhër të prerë për Drejtoritë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor. Lleshaj në urdhërin e nxjerr u kërkon të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument të këtyre mjeteve të blinduara për vitin 2020.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, i cili tha se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi.

Pas këtij urdhri Operacioni Forca e Ligjit është duke hetuar për mjetet e blinduara që qarkullojnë në vend. Gjashtë mjete në pronësi të shtetasve Xh.T., E.D., B.D., dhe I.Gj janë ndaluar këtë të martë.

Automjetet e blinduara janë të tipit ‘Benz’, ‘Jeep’ dhe ‘Audi’.

Gjashtë makinat në pronësi të katër personave, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, mësohet se janë të personave që janë subjekte të OFL-së.Automjetet e blinduara u bllokuan në Durrës dhe në Shijak dhe po verifikohen nëse janë të vjedhura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here