OFL çon në SPAK 8 emra të botës së krimit, Arben Kraja mbledh prokurorët

0
371

Policia e Shtetit ka referuar në SPAK 8 emra të njohur të botës së krimit që Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për justifikimin e pasurisë.

Deri në këto momente nuk ka asnjë kërkesë nga SPAK në gjykatë për të ndërmarrë hapa të mëtejshme për sekuestrimin e pasurive.A2 shkruan se sot drejtuesi i SPAK, Arben Kraja do të zhvillojë një mbledhje me prokurorët për të diskutuar se si do procedohet me materialin e referuar nga OFL, pasi një pjesë e materialeve të referuara nga policia janë të gjykuara me vendim të formës së prerë dhe një pjesë janë të sekuestruara dhe ende ndodhen në proces gjyqësor.

Disa prej emrave janë: Lul Berisha, Ardian Çapja, Arben Isufaj, (Ben Qimja), Sajmir Taullau.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here