Me kapele ‘Louis Viton’ dhe xhup të zi, del fotoja e parë nga arrestimi i Vladimir Gjutës pranë selisë së PS

0
414

Valdimir Gjuta u arrestua paraditen e sotme pranë selisë së PS, teksa mbante me vete një armë që ishte gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro. Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e para nga momenti i arrestimit.

Dëshmitarë okularë që kanë parë skenën e ndalimit të Vladimir Gjutës nga gardistët dhe kanë treguar për Top Channel se në “momentin kur Gjuta është mbërthyer nga pesë efektivë të gardës, mbante një kapele LOUIS VUITTON dhe një çantë krahu Guçi që ishte e fryrë”.

Në foton e publikuar Gjuta shihet i veshur me një xhup të zi dhe një bluze të kuqe.

Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Ndërkohë Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar.

Me kapele ‘Louis Viton’ dhe xhup të zi, del fotoja e parë
Me kapele ‘Louis Viton’ dhe xhup të zi, del fotoja e parë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here