“E pashë në ëndërr tre vite më parë, Maria de Filipi më tha…”, Alketa tregon historinë e rrallë në lidhje me Sanremon dhe vendimin, për herë të parë rrëfen diçka që askush nuk e dinte

0
363

Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu, realizoj ëndrrën e sij për tu ngjitur në skenën e madhe të Sanremos, ku i mahniti të gjithë italianët me elokuencën e saj në të folur dhe me paraqitjen e saj. Monologu i moderatores shkaktoi një polemikë të gjërë, ku pati shumë komente pozitive, por nuk munguan edhe ato negativet.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Jo vetëm modë’ ku rrëfeu për eksperiencën e veçantë të saj.

“Kam mbi tre vite që punoj për këtë gjë. Mbi tre vite që kam kontakte shumë të rëndësishme pune këtu, është një nga menaxherët dhe producentët më të mirë të Italisë që është kujdesur gjatë gjithë këtyre viteve, që unë një copëz Italie ta sjell edhe në Shqipëri. Kam trokitur në shumë dyer këtu në Itali, me dëshirën për të bërë më shumë se një treg aq miliona shqiptarë sa jemi neve, sepse gjithmonë kam menduar se bashkë me mua do jetë edhe Shqipëria. Edhe patjetër që unë nuk do largohem nga Shqipëria, sepse atje kam ndërtuar jetën time, ëndrrat, televizionin, biznesin”.

Gjithashtu Alketa rrëfeu dhe diçka që askush nuk e dinte.

Para 3 vitesh moderatorja gjatë pushimeve të saj në Hawaii kishte parë një ëndërr.

Ajo kishte parë Maria de Filipi-n që i thonte:

“Po ti pse nuk vjen në Itali, çfarë bën në Shqipëri?”.

Pas kësaj ëndrre ajo vendosi të dërgonte edhe email-in e parë.

Ky rrugëtim për Alketën nuk ka qenë i lehtë pasi ashtu si dhe vetë moderatorja thotë ka qenë një proces me ulje ngritje, madje dhe me shumë zhgënjime.

Ajo e quan veten me fat, sepse ndonjëherë mund të jesh shumë i mirë, mund ta bësh punën shumë mirë por nuk të zbulojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here