Mëngjesin e sotëm është zhvilluar në Vlorë seanca gjyqësore për Lytaj alias Mino, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi ka marrë një dënim të përjetshëm në Greqi.
Mino është njohur sot me dënimin me dy burgime të përjetshme, për vrasjen e dy turistëve britanikë në Greqi.
Ajo që përbën habi është fakti se Mino ka deklaruar në Gjykatë se ai nuk ishte në dijeni të dënimeve që kishte marrë.
“Nuk dija asgjë për dënimin. Kam 3 vite që jetoj i qetë në Vlorë, kam krijuar dhe familje”, është shprehur Mino.









































