Gjykata e Tiranës liron nga qelia Fredi Alizotin, i dënuar për “kallëzim të rremë”, si aktrues e zërit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në audio-përgjimin “Babalja”.
Alizoti ishte dënuar me dy vite burg, dënim që ka tashmë ka përfunduar.
Për çështjen u shpallën fajtorë edhe të pandehurit e tjerë. Albert Veliu u dënua me 3 vjet 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi dënohet me 6 muaj burg, dënim që konvertohet 100 orë pune në publik.









































