Google search engine
Home Politike Drejtesi Zylfie Haklaj rrëfen vrasjet në Tropojë: Ja roli që kishte Sali Berisha,...

Zylfie Haklaj rrëfen vrasjet në Tropojë: Ja roli që kishte Sali Berisha, mesazhet që na çonte, përplasjet gjatë mitingjeve dhe protestave të PD

0
299

Vrasjet e bujshme që kanë ndodhur në Tropojë ende kanë ngelur pa u zbardhur nga drejtësi shqiptare. Familja Haklaj nga Tropoja, ishte një ndër familjet që do të ishte një nga familjet sa më të rrezikshme aq edhe më fatkeqe. Vajza e familjes Haklaj, Zylfie Haklaj ka rrëfyer ditën e djeshme të gjithë episodet e ngjarjeve të bujshme kriminale në qytetin e Tropojës, ku fajëson në mënyrë të drejtpërdrejtë Sali Berishën. Në një intervistë për “Top Story” në “TCH”, ajo deklaroi se familja Haklaj ishte një mbështetëse e madhe e Partisë Demokratike, por ajo shprehte se pas vrasjes së vëllezërve të saj fshihet Sali Berisha. Verën e vitit 1997, flitej për rekrutimin e burrave nga Veriu i vendit për tu rreshtuar përkrah forcave të Gardës për shtypjen e revoltave në qytetet e Jugut. Zylfie Haklaj tregon mesazhet që Sali Berisha, i dërgonte nëpërmjet të afërmve të tyre.

“Sali Berishës i rrezikohet pushteti si president dhe dërgon forca nga Garda, kryesisht Sokol Mulosmanin, kushëri i dajave tonë, për të takuar Fatmirin, për t’i kërkuar mbështetjen e tij, dhe Fatmiri i thotë shprehimisht që as për Hamdiun nuk e bëjë këtë punë që të sulmoj Jugun, vëllezërit e jugut për të mbrojtur karrigen e presidentit”, tha Zylfie Haklaj për “TCH”. Por vajza e familje Haklaj zbardhi edhe një bisedë të vëllait, Halilit me Arjan Muçën, në atë kohë Shef Krimesh në Tropojë. “Kur ka ardhur Arjan Muça që kontrollonte i tha Halilit, Halil tha, pse dilni hapur ju kundër PD-së? Ku e dini ju tha me kë jam unë, p.sh, ai tani është në punë me PS, dhe i thotë pse del i hapur, d.m.th, tregoi se po sulmojnë se jeni kundër shtetit”, tha ajo.

Protestat dhe komisariati

Në 17 Shtator të vitit 1997, plagoset brenda sallës së Parlamentit deputeti i sapozgjedhur i Tropojës Azem Hajdari. Ai qëllohet me armë nga kolegu socialist Gafurr Mazreku, gjatë zhvillimit të seancës plenare. Opozita nis një valë protestash nga Tropoja, pikërisht nga vendlindja dhe zona ku Azemi ishte deputet. Dega lokale e demokratëve kërkon leje të protestojë në gjithë qytetin të nesërmen. Fatmir Haklaj, i cili ishte shef i komisariatit e kufizon lejen vetëm në kompleksin e lojërave me dorë, pasi ky urdhër kishte ardhur nga ministria. Protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e qytetit. Situata del nga kontrolli. Me ta përballet personalisht Fatmir Haklaj. “Konflikti ka nis në Shtator të vitit ‘98 kur Fatmiri qëlloi Haki Hoxhën, e ka ardhur si rezultat i Sali Berishën ka qenë për vrasjen e Shkëlqimit, për të marrë komisariatin e për ta përdorur për pushtetin e tij”, rrëfen Zylfie Haklaj.

Përplasjet në mitingun e PD

Më tej ajo ka tregur se si Sokol Haklaj dhe Ibrahim Rustemit ranë në pritë në Milot. Pesë persona të armatosur hapin zjarr me kallashnikov duke lënë të vdekur në vend Ibrahim Rustemin, ndërsa Sokoli humb jetën rrugës. Dy të mbijetuarit e pritës së Milotit, Fatmiri dhe Agroni, nisen drejt Tropojës, me kufomat e Ibrahim Rustemit dhe Sokol Haklajt. Kur arrijnë në Koman, ku do të merrnin tragetin për në Fierzë, ata hasin në një pengesë që u pret rrugën. Aty, irritimi i Haklajve do të ishte mjaft i madh. Të zhgënjyer kur mësuan se Fatmiri ishte penguar të hipte në traget, Shkëlqim, Ylli Haklaj dhe të tjerë njerëz të tyre nisen drejt sheshit ku kreu i Partisë Demkratike kishte planifikuar të zhvillonte mitingun. Aty, regjistrohet një incident i rëndë. Pak para se të niste mitingu, Ylli Haklaj qëllon me breshëri kallashnikovi drejt altoparlantëve duke i nxjerrë jashtë funksionit. Gjatë tubimit, Shkëlqim Haklaj me një grup personash afrohet pranë podiumit dhe i drejtohet me sharje e ofendime të rënda Sali Berishës teksa ai mbante fjalim. “Në këtë moment Shkëlqimi dhe Ylli kanë reflektuar, Ylli duke qëlluar altoparlantët e mitingut dhe Shkëlqimi e ka fyer Berishën”, rrëfen Zylfie Haklaj.

Pas incidentit të krijuar ndaj Sali Berishës, duke i prishu mitingun, ky i fundit i kërkon gardistëve të shoqërojnë Shkëlqim Halkajn. Por, kjo kërkesë nuk ishte e lehtë. Askush nuk guxonte të përballej me djemtë e familjes Haklaj. Shkëlqimi kishte me vete disa burra të tjerë të cilët nuk lejuan shoqërimin e tij. Pas incidentit në mitingun e Berishës në Bajram Curri, duket se Shkëlqim Haklaj kishte firmosur fatin e tij të zi. Ky incizim bie në duart e Shkëlqimit shumë shpejt. Haklajt duket se kishin lidhje të forta edhe brenda Partisë Demokratike. Dikush, i dha këtë regjistrim ku dëgjohet Sali Berisha teksa kërkon që Shkëlqimi të shoqërohej në Tiranë pas incidentit që krijoi në miting.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here