Kur Amadeus, drejtori artistik i Sanremos, bëri me dije emrat e prezantuesve të cilat do të ngjiten në skenën e festivalit italian, pati pakënaqëësi në rrjete sociale për Rula Jebreal.
Referuar edhe postimeve të dokumentuara nga mediat italiane, një pjesë e ndjekësve duhet thënë se nuk ishin dakord me pjesëmarrjen e Jebreal.
Rula Jebreal, me shtetësi të dyfishtë izraelite dhe italiane, është një analiste, politikane dhe gazetare e njohur në Itali. Nisur nga informacionet në faqen e saj në Wikipedia, Rula ka studiuar në Universitetin e Bolonjës, ku u diplomua për fizioterapi. Në fushën e gazetarisë ka një eksperiencë prej 12 vitesh dhe ndër të tjera ka shkruar edhe tre libra, “Miral”, “The Bride of Asëan” dhe “Rejected”.
por deklaratat e saj të mëparshme – në të cilat i quante italianët racistë – nuk u pritën mirë. Përpos kësaj, në rrjete sociale u shpërndanë edhe foto të saj me Harvey Ëeinstein, producentin e akuzuar për dhjetëra abuzime seksuale në Hollyëood.
Edhe kompania e filmave Weinstein Company ka realizuar më parë një film, bazuar te libri i Jebreal, “Miral”.
Në një intervistë së fundmi për Vanity Fair Italia, Rula foli edhe për takimin me Weinstein.
Por megjithatë, mbrëmjen e sotme të Sanremos, Rula pati edhe një monolog të përqëndruar te dhuna ndaj grave.
Sanremo 2020 nisi sot (e martë, 4 shkurt) dhe do të vazhdojë deri më 8 shkurt. Prezantuesja shqiptare Alketa Vejsiu do të prezantojë më 6 shkurt, si pjesë e listës së prezantuesve të Sanremos së këtij viti.










































