Google search engine
Home Politike Drejtesi Policë, prokuror dhe avokatë, kandidatët për FBI-në shqiptare gati për testin fizik,...

Policë, prokuror dhe avokatë, kandidatët për FBI-në shqiptare gati për testin fizik, vrap, POMPA dhe palosje për t’u bërë pjesë e BKH-së (Provat e vështira që do të kalojnë)

0
431

Prokuroria e Posaçme ka zyrtarizuar listën e kandidatëve të përzgjedhur për Byronë Kombëtare të Hetimit që kalojnë në fazën e dytë. Nga 40 kandidatë, 22 u përjashtuan, ndërsa 18 vijojnë garën në fazën e dytë. Pas kësaj faze, ata do të kryejnë testin fizik në ambientet e reja të RENEA-s, si dhe testin e poligrafit që është makina e së vërtetës.

Nis nesër faza tjetër e kualifikimit të kandidatëve për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kandidatët për BKH nesër do t’i nënshtrohen testit fizik. Testimi do të realizohet në ambientet e RENEA-s në Kombinat.

Në gare për BKH janë 18 kandidatë mes tyre dhe një prokuror. Në testimin fizik, kandidatët do të përballen me një sërë testes të forcës, si për shembull pompa, palosje barku, 300 metër vrap shpejtësie dhe 2.4 km vrap normal.

Nga 40 aplikantë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, 18 kandidatë u kualifikuan për fazën tjetër.

Komisioni i vlerësoi kandidatët në lidhje me plotësimin e kritereve ligjore bazë të parashikuara në Nenin 34 të Ligjit Nr.95/2016 ‘Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’.

KANDIDATËT
1. Adriatik Ago
2. Agim Ismaili
3. Aida Veizaj
4. Ardian Çipa
5. Artan Pjetërnikaj

6. Artan Shkëmbi
7. Artur Beu
8. Atnan Shehu
9. Blerina Bajollari
10. Eduart Merkaj
11. Endrit Hoxha
12. Ervin Hodaj
13. Gentian Hilla
14. Gentjan Shehaj
15. Idajet Faskaj
16. Lindita Nushi
17. Pëllumb Seferi
18. Ylli Pjetërnikaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here