Google search engine
Home Aktualitet Panik e të qara brenda banesës në Tiranë, policia ‘shpërthen’ derën dhe...

Panik e të qara brenda banesës në Tiranë, policia ‘shpërthen’ derën dhe arreston 32-vjeçarin që kërcënonte të vëllanë me kallashnikovë (VIDEO)

0
377

Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi kërcënoi të vëllanë me kallashnikov. I arrestuari është S.L banues në Tiranë. Sipas policisë ky person në zonën e quajtur Lanabregas, Tiranë, kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij Xh.L, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“ të cilët e kanë arrestuar.

Grupi hetimor ka sekuestruar në dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë)  dhe fishekë luftarak. Tashmë 32-vjeçari do të përballet me akuzat për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Në videon që mund ta shihni më poshtë dëgjohen të qara brenda banesës, në kohën që hyn policia.

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“, pas njoftimit të marrë se në Lanabregas, Tiranë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:

-S. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kërcënoi për vrasje vëllanë e tij, shtetasin XH. L., 37 vjeç.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarak

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here