Truproja e ish-kryeministrit britanik, David Cameron krijoi panik gjatë fluturimit të djeshëm nga Londra për në Nju Jork, pasi një pasagjer gjeti pistoletën e tij Glock të ngarkuar me fishekë, që ai rastësisht e kishte harruar në tualetet e avionit.
Mediat britanike raportojnë se pasagjeri i tmerruar sapo gjeti armën ia dorëzoi shërbëtorëve të fluturimit. Por paniku u shtua edhe më tepër, pasi u mendua fillimisht për ndonjë akt terrorist.
Arma e oficerit besohet të ketë qenë një pistoletë 9 mm Glock 17.
Ai mendohet të ketë hequr armën gjatë përdorimit të tualetit ku edhe e harroi atë
Policia konfirmoi që një oficer në ekipin e ngushtë të mbrojtjes së ish-kryeministrit ishte pezulluar nga detyrat operative, në pritje të një hetimi, lidhur me ngjarjen. David është fotografuar në vitin 2016 me dy oficerë të mbrojtjes në Londër, njëri prej të cilëve u përfshi në ngjarje.










































