Google search engine
Home Ekonomi Grabitja e qytetarëve, shumica e kompanive të mikrokreditit të regjistruara jashtë, nga...

Grabitja e qytetarëve, shumica e kompanive të mikrokreditit të regjistruara jashtë, nga parajsat fiskale, në Estoni, Letoni e Hong Kong

0
259

Zbardhen të tjera skandale me kompanitë e mikrokrediti në vend. Gazeta dje tregoi se si një pjesë e madhe e bizneseve jo baka japin kredi me interes jashtëzakonisht të lartë. Por ajo që bie në sy është se nga viti në vit këto kompani janë shtuar. Në total janë rreth 30 kompani jo baka, por këtu bëjnë pjesë dhe Posta apo dhe disa kompani në varësi të bankave, duke bërë që rreth 7-8 të jenë kompani që rrjepin qytetarët.

Gazeta tregoi se sa i kushton një personi të marrë kredi tek një prej tyre, ndërsa sot do të tregojmë se si paratë e qytetarëve përfundojnë jashtë vendit. Si për koincidencë, pothuajse të gjitha kompanitë me interes atë larta janë të regjistruara jashtë vendit. Një ndër kompanitë që operon me nivele të larta interesi është “NOA”. Kjo kompani është themeluar më 26. 02. 2001 me kapital 731 838 781 lekë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vendi i origjinës së kësaj kompanie është në Holandë. Një tjetër kompani e tillë është “Tranzit”. Kjo kompani ofron shumë shërbime, nga përmbarimi, te ofrimi i kredive. Të paktën kështu thuhet në QKB. Kjo kompani është e regjistruar në Ishujt Kajman, që njihen si parajsa fiskale. Tjetër kompani me seli jashtë është “Albania Leasing sh.a”. Ajo është themeluar më 02. 08. 2013 dhe në varësi të saj ka disa kompani që janë të regjistruara nga Arabia Saudite, në Maqedoninë e Veriut e deri në Hong Kong. Tjetër kompani është “Iute Credit”. Kjo kompani është themeluar më 04. 08. 2014 me kapital 65 000 000 lekë. Ajo e ka origjinën në Estoni. Kompania “Mogo Albania” vjen nga Luksemburgu. Ajo është themeluar më 03/02/2017 me kapital 345. 143. 870 lekë. Kompania e fundit e huaj është Kredo Financë. Ajo e ka origjinën në Letoni. Është themeluar më 28/03/2017 dhe me kapital 294. 827. 272 lekë. Pra këto janë të dhënat bazike të disa prej kompanive që japin kredi pa asnjë kolateral apo diçka tjetër. Si shpjegohet që të gjitha e kanë bazën jashtë?

Precedenti i Kosovës

Precedenti më i afërt është ai i Kosovës, i cili tregon mbi rreziqet që mund të vijnë nga kompanitë që ofrojnë kredi me interesa kaq të larta. Pak kohë më parë aty u mbyllën dy kompani: “Iute Credit” dhe “Monego”. Dyshimet ishin se përveç kredive me norma astronomike të interesit, ato po pastronin para për biznesmenë dhe persona të fuqishëm nga Estonia dhe Rusia. Këtë në njëfarë mënyre e ka konfirmuar edhe Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti i cili në konferencën për media tha se bëhej fjalë për sigurinë nacionale.

“…Ne nuk do të lejojmë asnjë aktivitet që cenon sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë Mehmeti duke shpjeguar arsyen e tërheqjes së licencave të këtyre institucioneve. Këto institucione mikrofinanciare, sipas disa raportimeve në media, për disa kohë ishin duke u hetuar edhe nga Njësia për Inteligjencë, Financiare e Kosovës. Po sipas medieve kosovare, mbylljen e “Iute Credi” dhe “Monego” e ka kërkuar edhe Ambasada Amerikane në Kosovë, për shkak të dyshimit për pastrim parash që kanë ardhur nga Estonia dhe Rusia. E në konferencën që është mbajtur në BQK, guvernatori Fehmi Mehmeti ka thënë se devijimi më shqetësues janë normat e larta të interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi shumëfish më të larta se nga ato që ishin paraparë në planet e biznesit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here