Google search engine
Home Politike Doli në krah të Lulzim Bashës gjatë takimeve në Tiranë, largohet nga...

Doli në krah të Lulzim Bashës gjatë takimeve në Tiranë, largohet nga detyra audituesi i Kontrollit të Lartë të Shtetit

0
236

Audituesi i Kontrolli të Lartë të Shtetit, Bernard Kotorri është larguar nga detyra pas fotove që qarkulluan në media, ku shfaqet krah kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kontrolli i Shtetit përmes një njoftimi ka evidentuar disa kushte që një auditues duhet të plotësojë, për të qenë pjesë e institucionit në fjalë, duke bërë të qartë dhe arsyen pse audituesi Kotorri është larguar.

“Në disa media online dhe në shtypin e shkruar të ditës së sotme ka qarkulluar një lajm lidhur me praninë e një audituesi të KLSH-së, B.K., në krah të liderit të opozitës. Dëshirojmë të informojmë publikun që në mbështetje të Ligjit “Për organizimin dhe funksionim e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, neni 4 “… KLSH është një organ i depolitizuar dhe i departizuar”, si dhe në Kodin e Etikës të Institucionit, neni 14.1 : “Punonjësit që ushtrojnë funksione audituese të KLSH-së nuk lejohet të marrin një mandat politik, as të jenë anëtarë aktivë të ndonjë organizate apo partie politike si dhe nuk duhet të marrin pjesë në veprimtari politike ose me karakter tregtar. Përjashtohen nga kufizimi mësimdhënia, botimet dhe veprimtaritë kulturore apo sportive me kusht që këto aktivitete të mos dëmtojnë dinjitetin e institucionit dhe të mos cenojnë paanshmërinë dhe pavarësinë e tij””, shkruan KLSH.

Duke vijuar më tej dhe me lajmin se audituesi Bernard Kotorri ka dhënë dorëheqjen vetëm një ditë më parë. “Reagimi i medias është i drejtë sepse audituesi B.K. duhet të kishte pritur që dorëheqja e tij të ishte konfirmuar nga kryetari i KLSH-së, përpara se z. B.K. të ndërmerrte angazhime të këtij lloji. Informojmë gjithashtu se dorëheqja e z. B.K. u pranua sapo u paraqit në datën 04/02/2020 dhe mbështetur në Vendimin nr. 171/2, datë 04/02/2020, z.B.K. nuk është më punonjës i KLSH-së”, përfundoi Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ndërsa kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, në media doli fotoja e kryetarit të Partisë Demokratike me audituesin, duke sjellë reagime të shumta, duke arritur dhe në shkakun pse Kotorri mori vendimin për të dhënë dorëheqjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here