Sendet e Bryant në Websajtin e Nike u shitën brenda më pak se një dite pas incidentit, me kompaninë që e konfirmoi vet këtë lajm të mërkurën. Tani, shumica e fansave kanë kthyer vëmendjen nga Websajti ku bëhet shit-blerja e gjërave, eBay, ku po vihen në shitje sendet e Bryantit. Një shfrytëzues i këtij uebsajti vuri në shitje për 3 milionë euro një top basketbolli të nënshkruar nga Bryant të mërkurën.
Një tjetër kërkoi nga fansat e Bryantit 2.88 milionë për një “top të vetmit të atij lloji” të nënshkruar nga Bryant pasi fitoi titullin e NBA. Ky i fundit tha se topi do të vlente 10 milionë brenda 10 viteve.










































