Google search engine
Home Politike “Ka pasur të burgosur që kanë bërë takime më shumë se deputetët”,...

“Ka pasur të burgosur që kanë bërë takime më shumë se deputetët”, Gjonaj nuk përmbahet, nxjerr faktet tronditëse: Dilnin e darkonin me politikanë!

0
279

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka bërë një deklaratë të fortë nga foltorja e Kuvendit duke pohuar se më herët të dënuarit dilnin me orar të veçantë e drekonin me deputetë apo kryenin vepra penale.

“Nga verifikimet që kemi bërë rezulton se ka patur të burgosur që kanë bërë nga 850 takime në vit, më shumë se agjenda e një deputeti, ndërkohë që rregullorja e përcakton 48 takime në vit.

Nëse në të kaluarën punësimi i të dënuarve bëhej abuziv, sot ka verifikime në proces për abuzime të këtij lloji. Një ndër elementët janë raportet e sjelljes së të dënuarve.Janë nxjerrë urdhra nga unë, nga drejtori i Burgjeve, për përimirësimet e cilësisë së këtyre raporteve me qëllim shmangien e abuzimeve. Për të mbajtur nën kontroll situatën unë si ministre kam lëshuar në fillim të 2020-ës një urdhër për informimin e të gjitha praktikave që shkojnë në gjykatë për të gjithë ata të dënuar me mbi 15 vite burg. Janë shkakruar drejtues të lartë të burgjeve por dhe janë kallëzuar penalisht.

Janë vendosur pajisje bllokimi valësh në Fushë -Krujë, Peqin dhe te 313-a në Tiranë. Është mbyllur leja me orë të veçantë për të dënuarit që drekonin apo darkonin edhe me deputetë, apo dilnin jashtë për të kryer vepra penale. Sot është koha e zbatimit të 41 bis”, u shpreh Gjonaj referuar regjimit të rreptë në burgje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here