Google search engine
Home Aktualitet Familjarët pretenduan se Andon Mëhillaj u helmua në burgun e Peqinit, avokati...

Familjarët pretenduan se Andon Mëhillaj u helmua në burgun e Peqinit, avokati i tij jep një tjetër version: Mund të jetë lodhur nga…

0
292

Edmond Dema, i cili është avokati i Andon Mëhillajt, ka deklaruar se flitet që klienti i tij mund të ketë pësuar atak kardiak, por sipas duhet të pritet autopsia për këtë ngjarje.

“Flitet që ka pësuar atak karidak, do i bëhet autopsia. Koha e gjatë e mos-gjykimit mund t’i ketë lodhur mendjen dhe zemrën. Në burg ka tentuar të vetëvritet, preu damarët.”, u shpreh Dema.

Andon (Erjon) Mëlliaj, 45-vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm është gjetur i pajetë në qelinë e tij në burgun e Peqinit. Mëhillaj, i cilësuar si kreu i bandës së tritolit në Vlorë dhe si bashkëpunëtori  i Julian Sinanajt,  u gjet  i vdekur në qelinë e tij ditën e djeshme rreth orës 18:00 të pasdites. Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga organet përkatëse dhe nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Mëhillaj vuante prej kohësh nga depresioni, madje merrte edhe disa ilaçe për këtë arsye.  Ndërsa familjarët hedhin akuza se mund të jetë helmuar në qeli dhe se në këtë ngjarje ka dorë shteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here