Google search engine
Home Sociale Panik për koronavirusin në Shqipëri, një studente e kthyer nga Kina mobilizon...

Panik për koronavirusin në Shqipëri, një studente e kthyer nga Kina mobilizon mjekët, mbahet e izoluar në QSUT, reagon menjëherë ministrja

0
277

Një studente shqiptare e ardhur së fundmi nga Kina është shtruar në spitalin e infektivit. Mjekët bëjnë me dije se ajo është prekur nga një grip i thjeshtë dhe nuk ka shenja të koronavirus.

Sipas mjekëve studentja shumë shpejt do të dalë nga spitali. Një grua e kthyer nga Kina para 10 ditësh ka mobilizuar mjekët e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë. Frika për virusin ishte shfaqur menjëherë pasi gruaja kishte ardhur nga Kina dhe kishte shenja gripi. Ajo ka fluturuar nga Kina drejt Shqipërisë 10 ditë  më parë.

Ndërkohë mes këtij rasti delikat ku e gjithë bota është përfshirë nga paniku për prekjen nga virusi vdekjeprurës, Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri Ogerta Manastirliu në deklaratat e saj ka thënë se një virus i tillë, nuk e prek një vend si Shqipëria. “Nuk ka asnjë rast në Shqipëri të infektuar me koronavirus, i kemi marrë të gjitha masat”-tha Ministrja.

Kujtojmë se viktimat nga koronavirusi në Kinë numërohen 132 ndërkohë që listës iu shtuan në 24 ore edhe mbi 1500 raste të reja të prekurish.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here