Gentian Kasa u vra me armë sa kaloi pragun e shtëpisë dhe u gjet në trotuar nga e shoqja, del fotoja nga vendngjarja

0
290

43-vjeçari shqiptar, Gentian Kasa u ekzekutua mbrëmjen e djeshme menjëherë sapo doli nga banesa e tij për t’u kthyer në burg.

Autorët e kishin ndjekur disa kohë dhe kishin kuptuar itenerarin e tij. Menjëherë sapo ai kishte dalë, ata e qëlluan me plumba në kraharor dhe në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ata kishin një zakon: përpara se ai të futej në qeli, i telefononte asaj që të mos shqetësohej. Gruaja më pas zbriti në rrugë, ku gjeti trupin e burrit të saj. Katër të shtëna me pistoletë, një në fytyrë, e kishin vrarë atë më herët rreth orës 11:00.

Në të shkuarën, Gentian Kasa ishte gjykuar për trafik droge, vjedhje dhe tregëtim mallrash të vjedhura. Por dënimin aktual ai e vuante për drogë pasi ishte arrestuar njëherë në vitin 2011 dhe më pas në Ankona në 2014.

E kaluara e tij e errët kriminale është pista kryesore e hetimit nga ana e Policisë italiane për të gjetur edhe ekzekutorët.

Gentian Kasa u vra me armë sa kaloi pragun e shtëpisë dhe u gjet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here