Pas një debati të ashpër televiziv në emisionin “Opinion” mes Joni Peçit dhe Fjodora Fjorës duket se tani janë qetësuar gjërat, moderatorja tregon se ata janë dy shokë dhe miq të mirë duke lënë pas zënkat ku Joni Peçi është drejtuar Fjodorës: Po ec o Fjodora na flet ti për fashion, se kur ke ardhur ti në Klan e kemi parë shumë mirë që nuk ke qenë gjë.
E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora, Fjodora ka shpjeguar situatën.
“Kemi qenë shumë të rinj edhe pak me gjaknxehtë se tani sepse kuptohet po të bënim ndonjë sfidë të madhe televizive do merrnin ndonjë audiencë të madhe. Nejse audiencën e fituam të dy. Të dy bëmë gabimet tona në atë intervistë. Ai u nxitua të thoshte një gjë e cila sigurisht mori një përgjigje me qetësi nga ana ime por në fakt që nuk duhet të jepej dhe mendoj që të dy në mënyrë shumë fine e kemi tejkaluar këtë momentin këtu, duke u prezantuar me njëri-tjetrin si dy të rritur të cilët nuk kanë asnjë sfidë me veten as me ekranin dhe asnjë nevojë për t’u konfirmuar. Ne tani jemi miq dhe shumë të dashur me njëri-tjetrin”, shprehet Fjodora.