Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni de Biasi, pritet të firmosë një kontratë për 2 vite e gjysmë me Iranin, me synim kualifikimin e kombëtares së tyre në Botërorin 2020.
Ai është italian, por ka edhe pasaportë shqiptare. Duket mjaft interesante, sepse pika kulmore e karrierës së tij është kualifikimi i kuqezinjve në Euro 2016.
Shqipëria sot mbylli shkollën iraniane në Tiranë. Ne gjithashtu kemi dënuar ambasadorin e Iranit në Shqipëri dhe disa diplomatë të tjerë iranianë. Pas konfliktit SHBA-Iran, lideri i vendit aziatik ka kërcënuar Shqipërinë, ngaqë ne kemi aleancë me SHBA-në.
De Biasi e drejtoi për 6 vite Shqipërinë dhe ka rreth dy vite që nuk punon si trajner, pasi nuk ka gjetur skuadrën e duhur. Si do të përgjigjet ai, kur ta pyesin në Iran për mendimin e tij mbi shqiptarët? Po mediat iraniane, si do të reagojnë, kur ai të thotë të zakonshmen fjali: “Shqiptarët janë një popull i mrekullueshëm”?