Pas urdhrit të Sandër Lleshajt, vihet në lëvizje Ardi Veliu/ Zbardhen dy porositë për policët: Të hiqen menjëherë!

0
281

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zhvilluar një takim në drejtorinë e Tiranës me drejtuesin, shefat e krimeve, rendit dhe sektorësh të ndryshme mbi ngjarjet e fundit kriminale dhe analizën mbi atë që është bërë deri tani. Bëhet me dije se Veliu ka dhënë dy urdhra. I pari lidhet me heqjen e telefonave nga efektivët e policisë gjatë shërbimit për të shmangur rrjedhjen e informacionit apo dekonspirimet. Sipas urdhrit të ri, disa kategori të strukturave të policisë, përfshirë ata që janë në terren nuk duhet të mbajnë telefonat me vete, por ti dorëzojnë përpara se të nisin shërbimin, ndërsa komunikimi do të bëhet vetëm me radion e policisë.

Urdhri i dytë lidhet me agjentët e policisë, për të cilët Veliu ka kërkuar që në fund të ditës të përpilojnë një procesverbal mbi rutinën, cfarë kanë hetuar, kontrolluar apo takuar gjatë ditës. Urdhri i Veliut vjen pak ditë pas atij të Sandër Lleshajt pak ditë më parë në Lezhë, ku pas vrasjes së pronarit të televizionit lokal në Rrëshen, u kërkoi drejtuesve të policisë që të ruajnë sekretin hetimor, pasi ka pasur rrjedhje të informacioneve. Ai kërkoi që asgjë të mos dalë në media. Viti ka filluar më disa ngjarje kriminale, pjesa më e madhe e të cilave janë të pa zbardhura akoma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here