“Do të ketë pasoja të rënda”, Artan Hoxha bën deklaratën “bombë”, thirrje urgjente policisë në Dibër dhe Tiranë

0
245

Artan Hoxha ka publikuar videon e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla duke thithur kokainë në një ambient publik.

Ai shprehet se është kërcënuar ai dhe njerëz pranë tij për të mos publikuar videon ku kryebashkiaku Lefter Alla shfaqet duke konsumuar kokainë.

“I bëj thirrje policisë në Dibër dhe Tiranë se nëse do të ketë pasoja mbi njerëz që s’kanë lidhje me këtë histori. Policia të ketë para syve nëse do të ketë ngjarje pas publikimit të videos, mbi ta do të ketë pasoja të rënda. Kanë kërcënuar me jetë njerëzish dhe familjesh, që të mos publikohet kjo video. Janë njerëz që janë kërcënuar që të mos publikohen këto pamje. Mendojnë se kjo bëhet për interesa lokale dhe për të kontrolluar territorin. Më thanë, nëse ti bën këtë, filani atje ka për t’a paguar,” tha Artan Hoxha në ABC News.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here