Google search engine
Home Sociale Rreth 600 policë mbi 55 vjeç në pension të parakohshëm, qeveria dorëzon...

Rreth 600 policë mbi 55 vjeç në pension të parakohshëm, qeveria dorëzon në Parlament draftin, ja kushtet dhe kriteret finale

0
327

Plani i qeverisë për të nxjerrë në pension të parakohshëm policët që mbushin moshën 55 vjeç duket se do të gjejë zbatim shumë shpejt. Dje nisi sesioni i ri parlamentar dhe në Kuvend

është depozituar nga ana e Këshillit të Ministrave, projektligji “Për trajtimin financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës”, nga i cili do të përfitojnë rreth 600 persona. Sipas relacionit, projektligji synon që t’i japë mundësi punonjësve të Policisë së Shtetit, punonjësve të Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, që kanë një karrierë të gjatë në këto struktura, të përfitojnë trajtim financiar në rast se ata dëshirojnë të ndërpresin shërbimin ose nëse titullarët e institucioneve përkatëse kërkojnë që të ndërpresin marrëdhënien e punës përpara plotësimit të moshës për pension të plotë pleqërie.

Në vlerësimin e kërkesës për të ndërprerë shërbimin merret në konsideratë edhe pamundësia fizike e punonjësit për të vazhduar karrierën e mëtejshme. Gjithashtu, propozimet e këtij projektligji synojnë uljen e moshës mesatare të punonjësve të institucioneve të sipërpërmendura, duke siguruar që në këto institucione të rëndësishme të sigurisë të krijohet mundësia e punësimit të gjeneratës së re, në moshë më aktive dhe efiçente në luftën kundër krimit në përgjithësi e atij të organizuar në veçanti, si dhe rritjen e parametrave të rendit e sigurisë publike në vend.

Detajet e ligjit

Neni 2 i ligjit parashikon subjektet përfituese të trajtimit financiar, konkretisht, punonjësit e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat me gradë dhe që plotësojnë kriteret. Ndërsa neni 4 përcakton kriteret e përfitimit të trajtimit financiar nga efektivët. Konkretisht: Të kenë plotësuar moshën 55 vjeç dhe të kenë kryer 30 vite shërbim në strukturat e Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, Shërbimit për

Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme apo struktura të tjera shtetërore me gradë. Kjo e fundit për arsye se ka punonjës që kanë ardhur në strukturat e sipërpërmendura nga institucione ushtarake apo institucione të tjera të sigurisë dhe një pjesë të vjetërsisë në punë e kanë në këto struktura. Sipas ligjit, trajtimi financiar është në masën 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës me shërbimin përkatës. Më tej bëhet e ditur se trajtimi financiar pas ndërprerjes së karrierës përfitohet me kërkesë të punonjësit, ose kërkesë të titullarit të institucionit përkatës dhe miratohet nga Komisioni i Posaçëm.

Përbërja dhe kriteret e vlerësimit të Komisionit të Posaçëm përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 7 përcakton detyrimet e punonjësit të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Brendshme, që përfitojnë sipas këtij ligji. Subjektet e përfitimit kanë detyrimin t’i përgjigjen nevojave të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, për t’u aktivizuar në shërbim në interes të realizimit të misionit të tyre deri në 700 orë në vit. Ligji është futur në kalendarin e punimeve dhe do të miratohet brenda pak javësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here