Prindërit u zhgënjyen pas martesës së fshehtë në Londër, ish-moderatori gay i ‘Top Channel’ rikthehet në Shqipëri dhe i surprizon të gjithë

0
326

Moderatori i njohur i “Top Channel”, Mishel Rrena, i cili prezantoi sezonin e fundit të “Top Select” i dha fund beqarisë në verën e 2018-s duke u martuar me një mashkull të quajtur Tian Oliver.

Dasma e tyre sekrete u organizua në Londër në prani të miqve më të ngushtë.

Mishel dhe Tian u martuan nga mikesha e tyre e përbashkët, Brixhilda Rose.

Ata përzgjodhën miken e tyre për këtë kurorëzim madhështor, e cila në këtë rast kreu rolin e një prifti, për ta ruajtur privatësinë e dasmës.

Por lajmi për martesën gay u bë publik shumë shpejt dhe pati mjaft reagime dhe kritika për Mishelin, i cili u detyrua të mbyllte edhe llogaritë e tij personale në rrjetet sociale.

Asokohe u tha se prindërit e tij nuk e pritën aspak mirë martesën e Mishelit, madje nuk ishin aspak dakord me këtë vendim.

Megjithatë duket se tani kjo situatë ka kaluar dhe Misheli nuk e ka aspak problem të shfaqet me partnerin e tij.

Madje, burime për “ICON”, kanë treguar se ai e ka sjellë partnerin për herë të parë në Shqipëri.

Pas martesës, çifti ka vizituar Shqipërinë dhe Tian po sheh vendin ku është rritur partneri i tij.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Misheli mori pjesë edhe në ditëlindjen e mikeshës së tij, Kiarës, e cila mbushi 24 vjeçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here