Çifti, Petrit dhe Afërdita Laze u sulmuan mbrëmjen e djeshme në banesën në lagjen e Alliasit në Tiranë nga të paktën dy persona të maskuar dhe të armatosur që kishin si qëllim grabitjen e tyre.
Pronarët e furrave “Laze” në Tiranë u përleshen me grabitësit duke mbetur të plagosur prej tyre.
Ata gjenden në spital me nga një plumb në trup, me burrin në gjendje më të rënduar pasi ka marrë një plumb në bark. Ndërsa Afërdita për fat të mirë, është në gjendje shëndetësore të stabilizuar, pasi ka marrë një plumb në këmbë.
Pak kohë më parë, Afërdita kishte mundur të dilte fitimtare ndaj një tumori, ndërkohë grabitësit dyshohet se kanë pasur informator të brendshëm.
Këto dyshime janë ngritur nga grupi hetimor pasi, pasi grabitja ka ndodhur ditën e diel, kur bëhej mbledhja e xhirove javore dhe një pjesë e parave dërgoheshin në banesën e çiftit Laze.
Vila kishte sistem alarmi dhe kamera sigurie. Duket se autorët kanë patur informacion edhe për këtë gjë, pasi alarmi i vilës aktivizohej në orën 22 30, ndërsa ata kanë hyrë në vilë për të grabitur në orën 21: 45 të mbrëmjes së djeshme.
Grupi hetimor ka mbledhur disa prova në vendin e ngjarjes që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.