Këngëtarja bukuroshe dhe shumë e dashur për publikun, Ela Muja, që është në ngjitje të shkallëve të karrierës së saj muzikore ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor ” Prej që jemi nda”.
Me një videoklip ku këngëtarja duket mjaft sensuale dhe e kuruar me shumë kujdes, ka sjellë një baladë dashurie me fjalë të ndjera që sa herë e dëgjon të ngelet në mendje gjatë për ta ridëgjuar përsëri.
Këngëtarja, Ela Muja, ua ka besuar të gjithë këtë projekt kompanisë ‘Black Fish Studio’ me producent Genc Prelvukaj.
Ajo që bie në sy në videoklip të gjithë elementet janë të ndërthurur me mjaft mjeshtëri. Peisazhi i mbuluar i gjithi nga bora, ngjyrat e ndezura e shtëpitë prej druri janë elementet që e karakterizojnë videoklipin.
Ky projekt i Ela Mujës që është duartrokitur nga të gjithë, i është bashkuar disa këngëve të tjera që ka publikuar gjatë muajve të fundit mjaft të klikuar dhe të suksesshme.
Për të gjithë admiruesit e muzikës së Elës ua sjellim tani “Prej që jemi nda”.