Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur deklaratës së Presidentit, Hashim Thaçi i cili kërcënonte se do të ndërmerrte hapa ligjore nëse nuk do të vendosej përformimin e qeverisë së re.
Vetëvendosje tha se do ta bëjë brenda afateve dhe pa vonesa dorëzimin e emrit të të mandatuarit për krijimin e qeverisë, por pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
Ndërkohë që sot mbushen 22 ditë që nga momenti i konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjes së kryetarit e nënkryetarëve. Megjithatë, partia fituese e zgjedhjeve të tetorit, nuk e ka dërguar ende emrin në presidencë.
Thaçi ka kërkuar që sa me shpejtë të bëhet propozimi për mandatarin e qeverisë, duke shtyrë kështu për një marrëveshje sa më të shpejtë LDK-në dhe VV-në.
Ai ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.
Më tej ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarri të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor
“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejë një zgjidhje politike në përputhje me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjidhje të vijë sa më e shpejt. Në të kundërt, do të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm kushtetues dhe ligjor”, citohet të ketë thënë Thaçi.