KQZ ka reaguar pas denoncimit nga PD të kryebashkiakut të Matit Agron Malaj, sipas të cilit ky i fundit rezulton i dënuar dhe e ka mbajtur të fshehtë dënimin në formularin e dekriminalizimit.
KQZ e ka mohuar këtë duke zbuluar se Malaj e ka deklaruar dënimit dhe më pas janë bërë verifikimet përkatëse.
PD-ja ka dalë ‘blof’ pasi Malaj ka deklaruar vetë në KQZ vendimin e formës së prerë nga Gjykata e Matit. Dhe sipas ligjit të dekriminalizimit, ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të funksionit zgjat 10 vjet nga momenti i përfundimit të dënimit me burg, sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë. Në rastin e Malajt, kanë kaluar 20 vjet, pra atij i lejohet që të vazhdojë i qetë detyrën e tij si kryebashkiak i Matit.
