Google search engine
Home Politike Drejtesi Gjykata liron një tjetër të dënuar për atentat me snajper, kush është...

Gjykata liron një tjetër të dënuar për atentat me snajper, kush është Ergys Kolaveri që ishte dënuar me 20 vite burg

0
384

Gjykata e Apelit e Tiranës ka vendosur të lirojë nga burgu, Ergys Kolaverin.

Ky i fundit ishte dënuar me 20 vite burg për një atentat në burgun e Vaqarrit.

Në nëntor të vitit 2017, Gjykata për Krimet e Rënda do të dënonte me 20 vjet burg Ergys Kolavarin.

Por tani pas 3 vitesh, Apeli ka vendosur që të lirojë Kolaverin.

Ai akuzohej si personi që qëlloi me një armë snajper drejt një të paraburgosuri në ambientin e ajrimit të burgut të Vaqarrit në 30 qershor 2016.

Kolaveri u fajësua për ‘vrasje për gjakmarrje’, të mbetur në tentativë, ‘plagosje të rëndë me dashje’ dhe ‘mbajtje pa leje të armëve luftarake’. Plumbi i shtënë drejt burgut të Vaqarrit plagosi në këmbë të paraburgosurin Lili Dule.

Sipas prokurorisë, shenjestra e atentatit ishte Gazmir Daci, i dyshuar për vrasjen e vëllait të të pandehurit dhe plagosjen e tjetrit. Gjatë hetimit dhe gjykimit, i pandehuri Kolaveri ka pretenduar pafajësi duke mohuar çdo lidhje me ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here