U zhduk pa gjurmë dhe i alarmoi të gjithë, policia ngre dyshimet e forta për 29-vjeçarin që u gjet i gjallë në pellgun e krokodilëve

0
313

E gjithë policia në vend “u ngrit në këmbë” për një 29-vjeçar që u shpall i humbur që para Krishtlindjes.

Ai u gjet në një pellg ku qëndrojnë krokodilët në veri të Australisë. U ngritën shqetësime për Milan Lemic, zhdukja e të cilit përshkruhej si pa kuptim, pasi nuk u pa më që para Krishtlindjes.

Një kërkim i gjerë në tokë dhe ajër u nis për 29-vjeçarin që u gjet përfundimisht pasi u vu re nga një motoçiklist kalues në Daintree.

Milan u tha shpëtimtarëve të tij se kishte mbijetuar duke ngrënë manaferra. Por oficerët nuk konfirmojnë se Milan është një histori e jashtëzakonshme e mbijetesës.

Në vend të kësaj, Inspektori Denis Fitzpatrick tha se dyshonte që burri kishte shmangur palët e kërkimit të dërguara për ta gjetur atë.

“Mund të jetë një rast i një shmangie aktive, për disa kohë nga policia dhe autoritete të tjera, të cilët kanë shpenzuar kohën e tyre, përpjekjen dhe energjinë e tyre për të gjetur këtë person”, tha inspektori.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here