Opera histori, me krijimtarinë e mjeshtrave shqiptarë në skenë

0
282

Teatri i Operës dhe Baletit në kalendarin artistik të 2019, organizoi koncertin “Rrjedh në këngë e ligjërime”, në muajin nëntor. Mjeshtrat që themeluan TKOB, sipas institucionit është një nga kolonat më të suksesshme të teatrit, e cila mori udhë tre vite më parë.

“Krijimtaria e mjeshtrave shqiptarë është e pafundme dhe ne kemi pasur fatin që fondin e artë të veprave shqiptare ta rizgjojmë. Kjo ka qenë dhe është strategjia e TKOB për ti ofruar publikut shqiptar krijimtarinë e mjeshtrave tanë duke ja riprezantuar jo vetëm admiruesve të muzikës së tyre por dhe brezit të ri. Gjatë kalendarit artistik 2019 e gjithë vëmendja e kolonës opera histori ju dedikua një prej figurave kryesore të krijimtarisë shqiptare, Feim Ibrahimit. “Rrjedh në këngë e ligjërime” u titullua ky koncert, pasi krijimtaria e mjeshtrit Ibrahimi ka rrjedhur në kohë e zëra, te të gjitha brezat që prej krijimit të saj e deri më sot”, pohon TOB. “Rrjedh në këngë e ligjërime” , me dirigjent Ermir Krantjen u zhvillua në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse, interpretues të veprave të kompozitorit Feim Ibrahimit ishin solistët, orkestra dhe kori i Teatrit të Operës dhe Baletit.

Por në këtë koncert premierë në skenë erdhën dhe të ftuar të tjerë, si aktori Bruno Shllaku apo këngëtarja Kejsi Tola. Një program i pasur muzikor, ku “Ngadhënjim mbi vdekjen” (1967)- ouverturë; finale- poezia Fatos Arapi u interpretua nga kori dhe orkestra. “Shembja e idhujve” (1979)- Largimi i mësuesit; “Shkëndij e diellit ndaj Manushaqes”, poezia Naim Frashëri, nga Kejsi Tola dhe orkestra. Në program erdhi dhe poemë vokalo-simfonike për kor, tenor, bariton, zë recitues dhe orkestër “Tan Shqipnia asht betue, pa gjak malet mos me i lshue” (1978) kushtuar 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku interpretoi Armaldo Kllogjeri, Bruno Shllaku, kori dhe orkestra. “Pylli i lirisë” (1976) erdhi në skenë Etrita Ibrahimi, e shoqëruar nga orkestra. “Xhaketa e kuqe” (1970) teksti V. Musta erdhi me interpretim nga Vikena Kamenicës dhe orkestra, “Rrjedh në këngë e ligjërime” (1980) teksti Gjok Beci, në skenë u interpretua nga Armaldo Kllogjeri dhe orkestra, për të vijuar dhe me pjesë të tjera muzikore të kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here