Ditën e sotme u lirua nga burgu të ish-pjesëtari i bandës së Durrësit Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, atij i është siguruar edhe një kontratë punësimi.
Kontrata e punësimit Dokles i është premtuar nga kompania “Mato Construction”, sipas neës 24. Mësohet se kjo kompani do ta punësojë ish-kreun e bandës me 8 orë në ditë ose 40 orë në javë.
Fillimisht ai do të jetë në një periudhë prove për 3 muaj dhe më pas do të punësohet me kontratë e cila do ti rinovohet për një afat 1 vjeçar. Pagesa mujore do të jetë 350 mijë leke, gjithashtu atij do ti paguhen edhe sigurimet shoqërore.
Dokle ka kryer ¾ e dënimit dhe gjykata ia ka konvertuar dënimin përjetë në 25 vite burg. Ai ka tentuar të vrasë edhe Lulzim Berishën, që njihet edhe si truri i bandës së Durrësit.
Mësohet se ka qenë i vetmi anëtar i bandës së Durrësit i dënuar me burgim të përjetshëm. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krujës bën me dije se do e apelojë vendimin.