Zbardhen detaje të reja nga aksioni/ Sekuestrimi i 330 kg kokainë nga Brazili, kush është beratasi i arrestuar për trafik droge që kapte vlera marramendëse (VIDEO)

0
277

Operacioni i fundit i finalizuar nga Policia që çoi në sekuestrimin e një sasi prej rreth 330 kg kokainë, ku një shqiptar ishte në mesin e të arrestuarve. Janë zbardhur të tjera detaje të reja nga aksioni.

Sipas mediave italiane, shqiptari i vënë në pranga është me iniciale B.A, lindur në Berat. Raportohet se 43-vjeçari nuk ka precedentë penalë në Itali, por as dhe leje qëndrimi. Në momentin e arrestimit ai ka qenë i pajisur me dokumente shqiptare.

“Guardia di Finanza” e Spezia-s në Itali, në një aksion në bashkëpunim me kolegët e Genova-s dhe agjentët doganorë, kanë sekuestruar rreth 330 kg kokainë që vinte nga Brazili. Siç raportojnë mediat italiane, në pranga u vunë 4 persona, mes tyre një shqiptar. Të gjithë akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.

Droga mbërriti në Spezia e fshehur midis disa pllakave të granitit të transportuara në një kontenier deri në port. Nga aty, autoritet italiane ndoqën rrugëtimin e ngarkesës me kokainë për në Massa Carrara.

Operacioni, i koduar “Samba 2020”, lindi pasi “Guardia di Finanza” e Spezia-s, kontrolloi kontejnerin. Raportohet se falë analizave përmes pajisjeve skanuese, efektivët kanë zbuluar disa anomali dhe së bashku me doganierët, kanë hapur kontenierin. Brenda tij, u gjet sasia e drogës në 300 paketime, me një vlerë që përllogaritet rreth 100 milion euro.

Për të identifikuar porositësit, ngarkesa u mbyll dhe u ndoq nga efektivët. Droga u transportua në një depo në Massa Carrara ku u arrestuan një italian, një kroat, një shqiptar dhe një brazilian ndërsa po përpiqeshin të rikuperonin ngarkesën. Identitetet e të arrestuarve nuk bëhen me dije nga raportimet e mediave italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here