Pas tensioneve mes SHBA dhe Iranit, Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei sulmoi Shqipërinë duke e cilësuar një vend djallëzor, ku amerikanët bashkëpunojnë me tradhtarët e Iranit kundër Republikës Islamike.
Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë kombeve të kundërshtojnë ideologjinë e terrorit të Iranit.
“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje të gjithë kombeve që të kundërshtojnë ideologjinë e terrorit të regjimit iranian dhe të mbajnë Iranin përgjegjës për dhunën e tij”. Sekretari i Shtetit Michael R. Pompeo: https://go.usa.gov/xphvB”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.