Kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë, gjykata merr vendimin për ish kryebashkiakun Agim Kajmaku

0
287

Prokuroria kërkon të lihen në fuqi masa “arrest me burg’’ për Agim Kajmakun i cili ndodhet prej disa javësh në arrati, ndërsa autoritetet e drejtësisë i caktuan masën “arrest me burg’’ pasi KQZ-ja i hoqi mandatin e kryebashkiakut në 1 nëntor.  

Ditën e sotme është vendosur nga Gjykata të shtyhet seanca gjyqësore për ish-kryebashkiaku e Vorës, Agim Kajmakun, i cili sot kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Shkak për shtyrjen është bërë mosparaqitja e provave nga Mbrojtja sipas procedurave ligjore. Seanca e radhës për të është vendosur data 28 janar.

I shpallur prej ditësh në kërkim, Kajmaku refuzon të dorëzohet dhe kërkon lirinë përmes përfaqësimit me avokatin e tij. Kajamaku është shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here